Rama me urim të veçantë për futbollistët e Kombëtares

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 09:30 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kombëtaren tonë të futbollit disa orë para përballjes së saj me Italinë.

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale Rama ka shkruar një mesazh duke e shoqëruar me fotografinë ku futbollistët e kombëtares u kthyen nga Kampionati Europian.

“Mirëmëngjesi. Dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të paharrueshëm festiv të kuqezinjve. Qoftë kjo e sotmja një ditë krenarie për Kombëtaren tonë, cilidoqoftë rezultati“, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.

Ndeshja Itali- Shqipëri e vlefshme për eliminatoret e botërorit Rusi 2018, do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Renzo Barbera”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme