Ramadani e Suma fitojnë medalje në Kampionatin Ballkanik U20 në palestër

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Muhamed Ramadani dhe Alaudin Suma kanë fituar medalje në Kampionatin Ballkanik U20 në palestër që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Ramadani fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjyles, ndërsa Suma u stolis me medaljen e bronztë në po të njëjtën disiplinë.

Kosova edhe në të kaluarën ka pasur sukses në këtë garë, dhe është përsëritur suksesi.

Veç Ramadanit e Sumës, Kosovën në këtë Kampionat Ballkanik për të rinj e përfaqësojnë edhe Leona Thaqi, Armel Qovanaj, Florian Berisha, Duarza Ivanaj, Sara Susuri e Odeta Belegu, që të gjithë në vrapime.

Të ngjashme