Ramos: E kam ftuar Piquen në finalen e Cardiffit

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 10:53 | Nga

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se e ka ftuar rivalin e tij të Barcelonës dhe shokun në ekipin Kombëtare, Gerard Pique, për ta parë ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve.

Mbretërit do të përballen të shtunën me Juventusin në një finale të madhe. Mbrojtësi i Real Madridit e ka ngacmuar yllin e rivalit Barcelona, duke i dërguar ftesë për ndeshjen e madhe.

“Ia kam dërguar një ftesë Piques për Cardiff. Por, ai nuk më është përgjigjur”, ka thënë Ramos.

Ramos dhe Pique këtë sezon kanë pasur shumë akuza dhe fjalë në drejtim të njëri-tjetrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme