Ramos e rigjen buzëqeshjen: Fizikisht po ndihem mirë, jam i lumtur

Prishtinë | 01 Gus 2022 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Sergio Ramos e ka lënë prapa krahëve sezonin e kaluar, i cili ishte dëshpërues për të.

Mbrojtësin spanjoll nuk e lanë rehat lëndimet dhe për këtë arsye e humbi një pjesë të sezonit me Paris Saint-Germainin dhe ndërkohë nuk arriti asnjëherë ta gjente formën ideale.

Sidoqoftë, ish-futbollisti i Sevillës dhe i Real Madridit kontribuoi në fitoren 4:0 që e regjistroi PSG-ja për të triumfuar në Superkupën e Spanjës.

Ai madje e shënoi edhe një gol të bukur me thembër, shkruan “Gazeta Express”.

“Jemi mjaft të kënaqur me paraqitjen, e kemi bërë një lojë të madhe, kemi vrapuar shumë dhe e kemi demonstruar se duam të luajmë futboll. E kemi mbajtur kontrollin e lojës dhe nuk kemi pësuar gol. Është e bukur të shënosh: fituam 4:0, është trofeu i parë sezonal. Jam i stërkënaqur me atë që e kemi bërë”, theksoi fillimisht përfaqësuesi spanjoll.

“Sezoni i kaluar ishte i vështirë për mua, edhe pse e mbylla mirë. Fizikisht ndihem mjaft mirë, kam dëshirë dhe më pëlqen të luaj futboll. Hap pas hapi jam duke e gjetur nivelin tim më të mirë fizik. Faza para-sezonale ishte pozitive”, përfundoi njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë në dekadën e fundit.

Ramos shpreson ta ketë një sezon pozitiv me parisienët, si në aspektin personal, ashtu edhe në atë ekipor.

Të ngjashme