Ramos: Kanë mbetur edhe 10 finale

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Sergio Ramos është shprehur tejet i lumtur pas ndeshjes për rikthimin e La Ligës.

Ai ka thënë se Real Madridi do të tentojë deri në fund të fitojë La Ligën, edhe pse tani për tani varet gjithçka nga Barcelona.

Reali u rikthye në aksion me ndeshjen kundër Eibar, të cilën e fitoi 3-1.

“Jemi të lumtur që jemi rikthyer të luajmë, i lumtur për tri pikët”, u shpreh Ramos.

“Kanë mbetur edhe 10 finale, do të tentojmë t’i fitojmë të gjitha”.

Të enjten, Reali do të luajë një tjetër ndeshje në “Alfredo di Stefano”, kundër Valencias, nga ora 22:00.

Të ngjashme