Ramos: Kemi qenë tetë pikë larg kreut por në fund jemi shpallur kampion

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 12:46 | Nga

Humbja 2-1 në fushën e Gironas ishte e papritur për Realin e Madridit, që tashmë e sheh veten në vendin e tretë na La Liga, me tetë pikë më pak se Barcelona.

Sipas kapitenit, Sergio Ramos, Los Blancos nuk duhet të lënë më pikë rrugës, për të shpresuar te titulli.

“Te Reali i Madridit gjithçka lëviz shumë shpejt, nuk kemi kohë për t’u qarë për humbjen ndaj Gironas”.

“Duhet të përqendrohemi te ndeshjet e ardhshme dhe të mos lëmë pikë të tjera rrugës. Nuk është hera e parë që jemi tetë pikë larg rivalëve tanë. Ka ndodhur që kjo diferencë është rikuperuar dhe ne jemi shpallur kampionë”.

“Ne jemi kampionët në fuqi dhe duhet të mësojmë nga gabimet. Megjithatë, mund të mos varet gjithçka nga ne, sepse, nëse Barcelona nuk lë shumë pikë rrugës, sërish do të shpallej kampione, edhe nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet tona”.

Përsa i përket rinovimit të kontratës me Realin, Ramos theksoi se nuk shqetësohet aspak, pasi marrëveshja aktuale përfundon pas tre vitesh dhe, nëse do të ishte e nevojshme, për 2 minuta do të binte dakord me presidentin Florentino Perez. /SS/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme