Ramos mbrojtësi më i mirë qendror në botë

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 17:35 | Nga

Për tetë sezone radhazi, kapiteni i Real Madridit dhe Spanjës, Sergio Ramos do të paraqitet ne njëmbëdhjetshen më të mirë të FIFA-s, ashtu siç votohet nga kolegët e tij.

Të gjithë fituesit e çmimeve do të shpallen në ceremoninë e më të mirëve që do të mbahet sonte në Londër, transmeton Klan Kosova.

32-vjeçari është përzgjedhur në ekipin më të mirë në botë nëntë herë dhe ka qenë çdo vit pjesë e formacionit të vitit që nga viti 2011.

Mbrojtësi tani ka 19 tituj duke përfshirë dy Kampionate Evropiane dhe një Kupë të Botës me Spanjën.

Me përfshirjen në formacionin e këtij viti nga FIFA, Sergio Ramos barazon spanjollin tjetër Andres Iniesta me më së shumti paraqitje, ndërsa i treti në listën e spanjollëve është Iker Casillas me pesë paraqitje në këtë formacion.

Që nga viti 2005, kur u prezantuan çmimet, John Terry është zgjedhur gjashtë herë, kurse Gerard Pique ka qenë pjesë e ekipit më të mirë të vitit në katër raste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme