Ramos: Messi është më i mirë se Maradona

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 12:59 | Nga

Mbrojtësi spanjoll i kundërpërgjigjet Diego Maradonas për deklaratat e para disa ditëve.

Diego Armando Maradona tha para disa ditësh se Sergio Ramos nuk mund të konsiderohet fenomen. Sipas legjendës argjentinase, i tillë është Diego Godin.

Nuk vonoi përgjigjja e kapitenit të Spanjës, i cili ia ktheu në të njëjtën mënyrë ish-kampionit të Botës me Argjentinën në vitin 1986.

“Në Argjentinë, të gjithë e dinë që Maradona është vite drite larg lojtarit më të mirë në histori, që për mua është Lionel Messi”, ka theksuar Ramos.

Spanjolli e ka provuar shumë herë të luajë përballë Messit, i cili jo në pak raste e ka vënë në vështirësi kapitenin e Real Madridit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme