Ramos: Në zhveshtore nuk kishte stabilitet, tani nuk ka ego

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 13:00 | Nga

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka thënë se dikur te Real Madridi kishte ndasi në zhveshtore, ndërkaq tani ka thënë se nuk ka ego dhe se gjithçka është më e qetë.

“Çdo vit këtu është sikur një botë e re. Në vitet e mia të hershme kishte shumë ndryshime trajnerësh, e madje edhe presidentësh, nuk kishte stabilitet”, ka thënë Ramos, sipas AS.

“Kur ke stabilitet në të gjitha zonat që e rrethojnë ekipin, çdo gjë është shumë më e qetë”.

“Po ashtu, ky ekip e ka dëshmuar që në zhveshtore nuk ka ego individuale, të gjithë lundrojmë në drejtimin e njëjtë e që është një nga çelësat e suksesit tonë”.

Real Madridi ka arritur që të kualifikohet në finalen e katërt të Ligës së Kampionëve brenda pesë vjetëve të fundit – tri të parat i ka fituar, ndërkaq të shtunën në Kiev pretendon që ta fitojë edhe të katërtën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme