Ramos: Nëse Iniesta do të quhej Andresinho, do t’i kishte fituar dy ‘Topat të Artë’

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 09:12 | Nga

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, do t’i kishte fituar dy ‘Topa të Artë’ nëse do ta kishte emrin Andresinho, thotë kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos.

Iniesta tani 33 vjeç, pritet të largohet në fund të edicionit nga Barcelona pas një qëndrimi të gjatë ku ka fituar 16 trofe.

Ylli spanjoll është renditur i treti dy herë radhazi në garën për ‘Topin e Artë’ në vitet 2010 dhe 2012.

Sipas Ramos, shoku i tij te kombëtarja, Iniesta, nuk ka pasur fat që ta fitojë të paktën një herë.

“Nëse Andres do që quhej Andresinho, ai do ti kishte dy ‘Topa të Artë’”, ka thënë Ramos pas ndeshjes me Bayern Munich, ku fituan 2-1.

Ramos dhe Iniesta janë bashkëlojtarë të Spanja, ku e kanë fituar edhe Kupën e Botës.

Iniesta edhe pse ka qenë ndër lojtarët më të mirë në vitet e fundit, ai ka mbetur nën hijen e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Të ngjashme