Ramos nis stërvitjet kolektive

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Ashtu edhe siç pritej, Sergio Ramos më në fund ka filluar stërvitjet kolektive me lojtarët që nuk janë zgjedhur nga kombëtaret për ndeshjet kualifikuese për Kupë të Botës, shkruan Le Parisien.

Më 14 tetor, PSG njoftoi se Sergio Ramos, që ende s’ka debutuar me klubin francez do të vazhdojë stërvitjen individuale nën kontrollin e stafit mjekësor për të paktën 10 ditë, përcjell Gazeta Express.

Sipas Le Parisien, mbrojtësi spanjoll më në fund mori pjesë në stërvitje të përbashkët në kampin Loges me lojtarët që nuk u zgjodhën nga kombëtaret, si Ander Herrera, Juan Bernat dhe Mauro Icardi.

Kampioni i botës në vitin 2010 mori pjesë me një grup të vogël lojtarësh me shpresën që të rimarrë formën që e kishte para lëndimit.

Debutimi i tij me Paris Saint-Germain pritet të bëhet kah fundi i muajit nëntor. 

Të ngjashme