Ramos: Nuk e kam paramenduar asnjëherë se do të arrijë të shënoj 100 gola në karrierë

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka arritur të shënoj golin e 100-të në karrierën profesionale.

Ramos deklaroi se “Nuk e ka paramenduar asnjë se do ti shënoj 100 gola”.

Kapiteni i Los Blancos shtoi se “Detyra ime gjithmonë ka qenë defensive. Njëherë si mbrojtës i krahut, pastaj si qendërmbrojtës, e kam pasur për detyrë t’i ndal dhe jo të shënoj”.

Ndër të tjera ai tha se “ Është një mbrojtës krenar, dhe do të vazhdojë të punojë fuqishëm për të sjellë paraqitje të mira”, shkruan marca përcjellë Klan Kosova.

Penalltia e shënuar në ndeshjen me Sevilla-n ishte goli jubilar i shtyllës së mbrojtjes së Realit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme