Ramos i përgjigjet Bayernit: Ne flasim në fushë

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 16:59 | Nga

Ramos ka lëshuar deklarata thumbuese për gjithë ata që ditë më parë deklaruan: “Ky Real është i dobët”.

Lojtarët e Bayern Munich, por edhe trajneri, Jupp Heynckes, pas humbjes 1-2 në “Allianz Arena” nga Real Madridi deklaruan se ia dhuruan fitoren 12 herë kampionëve të Evropës dhe se ata janë skuadër që mposhten me lehtësi, duke i konsideruar më të dobët se sezonin e kaluar.

I pyetur për këtë, kapiteni i Los Blancos, Sergio Ramos, ia rikujtoi se janë ata që kanë fituar në “Allianz Arena”, pa marrë parasysh nëse të tjerët e shohin si skuadër aspak në formë e lehtësisht të mposhtur.

“Ne kemi respekt maksimal për të gjithë. Nuk na interesojnë komentet e lojtarëve apo ndonjë personi nga Bayerni. Ne flasim në fushë. Historia e Realit është aty, në fushë – kjo është e padiskutueshme. Reali gjithmonë ka luajtur një rrol të madh në eliminatore (ka triumfuar) këtë e vërtetuam duke fituar javën e kaluar”, shtoi Ramos.

Të ngjashme