Ramos po largohet

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Sergio Ramos po luan sezonin e fundit në Real Madrid.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i El Chiringuito, Josep Pedrerol, që nga burime të sigurta, ka treguar të enjten mbrëma se në Madrid “të gjithë pothuajse e shohin si punë të kryer largimin e kapitenit Ramos”.

Ramos është në fundin e kontratës me Realin dhe raportet mes tij dhe Florentino Perez pothuajse janë të ngrira.

Ai është kapiten i Los Blancos dhe i ka dhënë gjithçka Madridit, por pavarësisht kësaj, si shumë legjenda tjera si Raul, Casillas, Ronaldo etj – Reali do të bëjë gabimin e njëjtë edhe me Ramosin.

34-vjeçari e ka veshur fanellën e Realit deri më tani 668 herë, ka shënuar 100 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme