Ramos rikthehet për ndeshjen vendimtare të Real Madridit në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Real Madridit do t’i rikthehet kapiteni Sergio Ramos për ndeshjen vendimtare dhe të fundit në grup në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Monchenglabdbach.

Zinedine Zidane vendosi të mos rrezikojë me qendërmbrojtësin veteran për ndeshjen kundër Sevillës në La Liga në fundjavë, të cilën e fituan madrilenët, raporton Gazeta Express.

Ramos ka përfunduar një stërvitje të plotë më skuadrën dhe do të jetë pjesë e saj për ndeshjen finale, e cila do t’i kualifikonte ata në raundin e 16 më të mirëve.

Real Madridi gjendet në vendin e tretë në grupin B me shtatë pikë, po aq sa Shakhtar Donetsk në vendin e dytë.

Ramos është i vendosur të zëvendësojë Nacho Fernandez dhe të jetë përsëri së bashku me Raphael Varane në qendër të mbrojtësit, me Lucas Vazquez që vazhdon të jetë në vendin e Dani Carvajal.

Eden Hazard dhe Mariano Diaz mbeten jashtë për shkak të lëndimit.

Ekipi i Zidane kërkon patjetër fitoren, pasi që në rast që nuk arrijnë të kualifikohen ai e rrezikon edhe pozitën e tij të trajnerit.

Formacioni i mundshëm i madrilenëve për të mërkurën mbrëma:

Courtois; Vazquez, Ramos, Varane, Mendy; Kroos, Casemiro, Odegaard; Asensio, Benzema, Vinicius.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme