Ramos i shkruan Salah: Mbi të gjitha jemi shokë

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 16:07 | Nga

Sergio Ramos i ka dëshiruar shërim të shpejtë, Mohamed Salah pas lëndimit të krahut ne finale e Champions League, nga e cila ai u largua vetëm pas 30 minutave.

Ylli i The Reds la në lot fushën e stadiumit në Kiev, pasi dëmtoi krahun në një duel me mbrojtësin e Real Madrid, shkruan Independent.

Për këtë sot Ramos i ka dërguar një mesash përmes Twitter, Salahut.

“Ndonjëherë futbolli ta tregon anën e mirë por edhe të keqen. Mbi të gjitha ne jemi shokë”.

“Shërim të shpejtë, Salah. E ardhmja të pret ty”, thuhet me mesazh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme