Ramosi dhe Vasquezi mund të largohen si lojtarë të lirë

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi mund të mbetet pa dy prej lojtarëve më të besueshëm, kapitenin Sergio Ramos dhe sulmuesin e krahut, Lucas Vasquez.

Të dy do të jenë lojtarë të lirë në fund të sezonit, pasi u skadon kontrata me klubin nga Madridi.

“Marca” ka shkruar se deri më tash nuk ka ndonjë lëvizje nga drejtuesit e klubit për t’iu ofruar kontrata të reja.

Në fakt, Ramosi dhe Vasquezi më herët kanë refuzuar vazhdimin e kontratave për shkak se nuk kanë qenë të kënaqur me kushtet e ofruara, e ku ka pasur edhe ulje të pagës, siç është thënë shkaku i situatës jo të mirë financiare shkaku i pandemisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme