Ramosi e komenton vendimin e Real Madridit për ta kthyer Zidanin e jo Mourinhon

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi insistoi se ai nuk është personi përgjegjës për vendimin e klubit madrilen për ta kthyer Zinedine Zidanin në pozitën e trajnerit, e jo Jose Mourinhon.

Sergio Ramosi ka bërë të ditur se ai nuk vendosi që Zinedine Zidane të kthehet në Real Madrid, përkundër pretendimeve të mediave se kapiteni i “Los Blancos” ia kishte kërkuar një gjë të tillë presidentit Florentino Perez.

Zidane u kthye në postin e trajnerit të Real Madridit vetëm disa javë më parë, pasi ishte larguar nga gjiganti i La Ligës në maj të vitit të kaluar, menjëherë pas titullit të tretë radhazi të Ligës së Kampionëve.

Mediat spanjolle kishin raportuar se edhe Jose Mourinho kishte qenë afër emërimit në këtë pozitë. Megjithatë, ai e humbi këtë mundësi në fund dhe mediat pretendojnë se Ramosi ishte arsyeja kryesore pas këtij vendimi të Real Madridit.

“Ndryshimet mund të sjellin situata pozitive. Ne kemi kaluar momente të mrekullueshme me Zizoun dhe është kënaqësi ta kemi atë përsëri në shtëpi”, tha Ramos, pas fitores së Spanjës ndaj Maltës, me rezultat 2:0.

“Kthimi i tij është lajm i mirë për të gjithë njerëzit. Nuk ishte vendimi im, edhe nëse njerëzit e mendojnë një gjë të tillë. Unë jam kapiteni dhe i jap mendimet e mia nëse më kërkohet një gjë e tillë. Kurrë nuk e kam marrë drejtimin dhe as nuk e kam dashur një gjë të tillë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme