Ramsey drejt rikthimit në Premier Ligë

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Aaron Ramsey do të largohet gjatë kësaj vere nga Juventusi.

Sipas së përditshmes angleze “Daily Mail” lojtari dhe klubi janë pajtuar t’i ndajnë rrugët.

Ramsey u transferua vitin e kaluar te Juventusi si futbollist i lirë, por nuk ka arritur ta gjejë tek ekipi italian.

Interesim për 29-vjeçarin ka shprehur skuadra nga Premier Liga, Tottenhami.

Trajneri i londinezëve Jose Mourinho e pëlqen jashtëzakonisht shumë mesfushorin.

Ramsey këtë sezon ka luajtur në 15 ndeshje në Serie A, me tre gola të shënuar.

Të ngjashme