Ramsey: Dy vite zhgënjyese te Juventusi, shkak lëndimet e shpeshta

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Aaron Ramsey ka patur një ecuri zhgënjyese me Juventusin për shkak të dëmtimeve dhe coronavirusit, duke e pranuar vet ai se ka luftuar shumë që të gjejë qëndrueshmërinë në lojë.

30-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje në Serie A këtë sezon, ndërsa është lidhur me një largim nga “Zonja e Vjetër” përpara hapjes së afatit kalimtar të transferimit.

Ramsey arriti nga Arsenali te Juve si transferim falas në korrik të vitit 2019 dhe nënshkroi një kontratë deri në qershor 2023, por nuk ka arritur të bindë.

“Kanë qenë disa vite mjaft zhgënjyese për mua, duke marrë lëndime të vogla dhe duke mos qenë në gjendje të kthehem në gjendje të plotë fizike”.

“Ka qenë një kohë e çuditshme në përgjithësi, e cila nuk më ka ndihmuar – mbërritja në Juventus me një dëmtim, duke u përpjekur të rikthej formën time, atëherë u goditëm nga një pandemi dhe duhej të fillonim përsëri nga e para”.

“Ka qenë e vështirë të kem vazhdimësi dhe kjo ka pasur efekt që unë të luaj më mirë për Uellsin”, ka thënë ai për Four Four Two.

Por, përfaqësuesi i Uellsit ka thënë se e padurim Kampionatin Evropian dhe se është krenar të luajë me këtë kombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme