Ramsey e godet keq Arsenalin

Prishtinë | 12 Tet 2018 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Walesit nuk e ka për qëllim largimin nga Arsenali në janar, por ai dëshiron të largohet nga aty si një lojtarë i lirë, pasi që i skadon kontrata në verë.

Aaron Ramsey ka thënë se ai ka menduar së zgjatja e kontratës me Arsenalin ishte arritur në një fazë, por ai tani planifikon që të mos nënshkruaj dhe se dëshiron të largohet si lojtar i lirë në verë.

Ai nuk do të largohet gjatë afatit kalimtar të janar, siç bëri Sanchez kur u lidh me një kalim te Manchester United.

“A do të rri tërë sezonit? Natyrisht së po”, ka thënë ai në konferencën për shtyp pas miqësores me Spanjën.

“Kam kontratë me Arsenalin dhe do të jap më të mirën këtë sezon në përpjekje për të arritur një gjë speciale”.

Rinovimin e kontratës Ramsey e kishte diskutuar që disa herë, derisa ajo është në vitin e fundit të saj.

Mesfushori thotë se ai kishte ndjenjën se akordi për një marrëveshje qëndrimi ishte arritur gjatë bisedimeve, por ka pranuar se për momentin nuk ka asnjë ofertë në tavolinë.

“Gjithçka po shkon shumë mirë me klubin-ne menduam se ishim në një pozitë ku do të arrinim një marrëveshje por tani kjo nuk është më në pyetje”, tha ai.

“Kështu që, unë do të vazhdoj të luaj futboll dhe ta jap më të mirën për Arsenalin këtë sezon dhe mandej do ta lë klubin”.

“A jam i zhgënjyer? Ky është një vendim që ata e kanë bërë dhe këto gjëra ndodhin në futboll dhe unë duhet të mësohet me të dhe të luaj sa më mirë që mundem. Kjo është ajo ku jam koncentruar, të jap më të mirën për Arsenalin”.

Ramsey ka mbetur njëri prej lojtarëve më të mirë të Arsenalit pavarësisht të ardhmës së tij të paqartë sezonin e fundit.

Ai ka startuar në gjashtë nga tetë ndeshjet në Premier Ligë nën udhëheqjen e Unai Emery, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë tre asiste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme