Ramsey mendon rikthimin në Angli, tri skuadra pas uellsianit

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Aaron Ramsey është i vendosur të rikthehet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Mesfushori uellsian ishte përfolur për një largim nga Juventusi edhe gjatë verës, por nuk arriti oferta e duhur për të.

Megjithatë reprezentuesi i Uellsit nuk po pëlqehet nga trajneri Massimiliano Allegri i cili e ka lejuar të luaj në katër ndeshje dhe në total 106 minuta.

30-vjeçari duke parë situatën aspak të mirë, ka vendosur të largohet nga klubi qysh në afatin kalimtar të janarit.

E ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në futbollin angle pas dy viteve të kaluara deri më tani te Juventusi.

Mediumi anglez The Sun ka raportuar se skuadrat si Everton, West Ham United dhe Newcastle Unites kanë shprehur interesim për transferimin e Ramseyt.

Vet lojtari ëahtë i gatshëm të rikthehet në futbollin anglez dhe tanimë i ka dhënë leje agjentit të tij të diskutojë për kushtet financiare.

Ramsey ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2023, por largimi i tij në janar nga kjo skuadër duket i pashmangshëm.

Nga ana tjetër edhe Juventus synon largimin e lojtarit që është ndër më të paguarit në klub dhe për ta lënë të lirë kërkon rreth 15 milionë euro. /Telegrafi

Të ngjashme