Ramsey zyrtarisht lojtar i Juventusit

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Sezoni që vie do ta gjejë Aaron Ramsey në fanelën e Juventusit.

Thashethemet që ishin shfaqur prej javësh tashmë kanë gjetur edhe konfirmimin zyrtar, njofton Klan Kosova.

“Zonja e Vjetër” ka folur për arritjen e një marrëveshjeje për blerjen e Ramsey, i cili do të bashkohet me skuadrën në 1 korrik të vitit 2019.

Aaron Ramsey do të transferohet te Juventusi me parametra zero, duke qenë se kontrata e tij me Arsenalin skadon në 30 qershor të këtij viti, duke i dhënë kështu “Topçinjve” të Londrës lamtumirën pas 11 zezonesh.

Sipas rrjetit BBC, Ramsey te Juventusi do të bëhet futbollisti britanik më i paguar, pasi do të përfitojë te bardhezinjtë një pagë prej 450 mijë Eurosh bruto në javë. Në total, paga që ai do të përfitojë nga Juventusi është 7 milionë euro në sezon.

Ndërkaq, gjatë muajit janar, Ramsey kreu vizitat mjekësore me Juventusin përpara se ai të nënshkruante kontratën e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme