Rangnick s’do ta udhëheqë Man Utd-n në ndeshjen ndaj Arsenalit

Prishtinë | 30 Nën 2021 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Manchester United ka emëruar Ralf Rangnick si trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit, duke iu nënshtruar kërkesave për vizë pune.

63-vjeçari merr drejtimin nga Ole Gunnar Solskjaer, i cili u shkarkua më 21 nëntor pas një disfate nga Watford.

Rangnick ka lënë rolin e tij si drejtues i sportit dhe zhvillimit në klubin rus Lokomotiv Moscow për të marrë këtë detyrë.

Ndeshja e tij e parë në krye të United, i cili është i teti në Premier League, nuk do të jetë kundër Arsenalit të enjten pasi ende po punohet për ta siguruar vizën për leje pune.

Trajner i përkohshëm i Manchester United edhe për ndeshjen ndaj Arsenalit do të jetë Michael Carrick. 

Të ngjashme