Rapuca nga Kosova në futbollin zviceran, provohet te Winterthuri

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 14:12 | Nga

Kosova po konsiderohet si Brazili i Evropës për nxjerrjen e talenteve në futboll.

Një tjetër futbollist që pritet të ketë të ardhme të ndritur është edhe Kastriot Rapuca nga Prishtina.

I lindur në muajin mars të vitit 2001, Rapuca është pjesë e Shkollës së Futbollit Kurda nga Prishtina.

Mbrojtësi i majtë i talentuar, ka udhëtuar drejt shtetit të Zvicrës ku do të fillojë provat tek skuadra Winterthur.

Që nga dita e sotme (e hënë), Kastrioti do të jetë në prova tek ekipi i parë i Winterthur me të vetmin qëllim që t’i bind drejtuesit e kësaj skuadre për të nënshkruar kontratë profesionale.

Nga Winterthur kanë dalë edhe yjet e futbollit shqiptar Ermir Lenjani, Amir Abrashi dhe Admir Mehmedi.

Ndërkohë në këtë skuadër hapat e parë në karrierë i kanë marrë edhe yjet e futbollit zviceran që tani janë pjesë e Kombëtares si Remo Freuler, Luca Zuffi, Manuel Akanji e Marwin Hitz. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme