Rashford afër kontratës gjashtë vjeçare

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Marcus Rashofrd është afër arritjes së marrëveshjes së re me Manchester United.

Sulmuesi anglez është bërë një prej performuesve më të mirë prej kur skuadrën e ka marrë ta drejtojë Ole Gunnar Solskjaer.

Sipas Mirror, tash Djajtë e Kuq, kanë bërë një avancim në bisedime me futbollistin, të cilit pritet që t’i ofrojnë marrëveshje të re gjashtë vjeçare, transmeton Klan Kosova.

Kontrata aktuale e 21 vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe United do që ta mbajë atë në Old Trafford, pasi që konsiderohet si një prej lojtarëve më me vlerë.

Skuadra angleze beson se do të mund të njoftojnë për marrëveshjen e re deri më 2020-25 në javët në vijim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme