Rashford: Jemi për ta fituar Ligën e Evropës

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford thotë se synojnë ta fitojnë Ligën e Evropës këtë edicion.

“Djajtë e Kuq” nesër do zhvillojnë ndeshjen kthyese ndaj AC Milanit në “San Siro”, përcjellë lajmi.net.

Anglezi ka bërë të ditur se synimi i skuadrës që një kohë është Liga e Evropës.

“Qëllimi që nga koha kur fatkeqësisht u eliminuam nga Liga e Kampionëve, fokusi ishte të fitojmë Ligën e Evropës”.

“Asgjë më pak, e di që skuadra dhe stafi nuk do jenë të lumtur. Do bëjmë më të mirën”, tha ai.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave të mëdha përfundoi me rezultat 1 – 1, ndërsa nesër do kuptohet cila skuadër do kualifikohet në çerekfinale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme