Rashfordi në radarin e Juventusit

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Juventusi është duke e konsideruar transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Marcus Rashford.

Sulmuesi anglez, i cili është lidhur me një kalim të mundshëm te Chelsea, ka hasur në vështirësi këtë stinor për një vend standard në formacionin e “Djajve të kuq”, transmeton Gazeta Express.

Këtë stinor Rashford është paraqitur në 7 ndeshje, dhe e ka shënuar një gol.

20-vjeçari paraqitet me Manchester Unitedin që nga viti 2015, dhe deri më tani i ka 130 paraqitje, 33 gola dhe 17 asistime në të gjitha garat me fanellën e kuqe.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme