Rashica: Ende nuk e kam treguar më të mirën

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti kosovar, Milot Rashica, ka pasur dy paraqitje në skuadrën gjermane, Werder Bremen.

Mirëpo Rashica, kërkon paraqitje më të shpeshta derisa vazhdon të punojë shumë në vetvete.

“Unë ende nuk e kam treguar atë që mund ta bëj, mirëpo deri tani kam shkuar shumë mirë”, ka thënë futbollisti kosovar.

Milot Reshica ka thënë se menaxheri i klubit, Florian Kohfeldt, ka besim në të, shkruan Butenunbinnen.

“Unë e di se ai ka besim tek unë dhe më sheh si një lojtarë që mund ta ndihmojë klubin. Ne kemi raporte të mira dhe flasim me njëri-tjetrin shumë mirë”, ka thënë Reshica.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme