Rashica është shndërruar në lojtar universal

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Në fillim e kishte kritikuar shumë, por tash trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, është i përkushtuar që të ofrojë mbrojtje më të madhe për yllin e skuadrës, Milot Rashica.

Werderi po përjeton stinor të vështirë në Bundesligë, mban vendin e parafundit me 14 pikë në 17 ndeshje. Pika e vetme e ndritur në skuadër është Rashica.

Ai realizoi shtatë gola e tri asistime në 13 paraqitje në Bundesligën gjermane. Në dy ndeshje për Kupë shënoi dy gola. Gazeta e madhe gjermane, “Bild”, të martën ka publikuar një shkrim tjetër për Rashicën, ndërsa e ka vlerësuar si armën më të rëndësishme të Werderit.

23-vjeçari ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës në vjeshtë.

Sipas “Bildit”, trajneri Kohfeldt është i brengosur për sigurinë e Rashicës në fushën e lojës.

“Kundërshtarët po i kushtojnë më shumë vëmendje Milotit. Ne duhet ta mbrojmë atë, t’i japim hapësirë atij”, ka thënë Kohfeldt.

Të ngjashme