Rashica flet fjalët e para si lojtar i Galarasarayt

Prishtinë | 09 Sht 2022 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica do të luajë për skuadrën turke Galatasaray në këtë edicion garues.

Gjiganti turk të enjten ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me reprezentuesin kosovar për huazimin një sezonal nga skuadra anglez Norwich City.

Menjëherë pas zyrtarizmit, Rashica ka lëshuar fjalët e para duke u shprehur shumë i lumtur për skuadrën e tij të re.

“Shumë i lumtur të jem pjesë e familjes së madhe të Galatasaray. Le të fillojmë”, ka shkruar Rashica në Facebook.

Për këtë transferim, Rashica do të paguhet 1.5 milion euro për një sezon.

Të ngjashme