Rashica i dhuron fitoren Werderit, shënon supergol

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 17:57 | Nga

Werder Bremen ka shënuar fitore në udhëtim te ekipi Eintracht Frankfurt në kuadër të xhiros së dytë në Bundesligën gjermane.

Fitorja erdhi falë eurogolit të shënuar nga futbollisti kosovar Milot Rashica nga gjuajtja e lirë, në minutën e 90-të të lojës, njofton Klan Kosova.

Fillimisht Werderi ishte në epërsi 1 me 0 me anë të golit të Yuya Osakos në minutën e 20-të, me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Kurse vendasit arritën të barazojnë rezultatin 9 minuta pas fillimit të pjesës së dytë me golin e Sebastian Haller nga penalltia për rezultatin 1 më 1.

Por kur u mendua se skuadrat do t`i ndajnë pikët, ishte Rashica ai i cili doli në skenë me eurogolin e shënuar nga gjuajta e lirë.

Pas javës së dytë Werder Bremeni mban pozitën e pestë me katër pikë, ndërsa ekipi i Eintracht Frankfurt renditet në pozitën e tetë me tri pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme