Rashica i shtrenjtë për Leipzig-un?

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

RB Leipzig mund të mos e transferojë cakun e vet më të dëshiruar, Milot Rashicën, sipas raportimeve nga Bild.

Klubi gjerman ishte në bisedime për ta transferuar 24 vjeçin për 15 milionë euro, mirëpo shefat e tij aktualë po kërkojnë 25 milionë euro.

Leipzig e do përfaqësuesin e Kosovës si zëvendësim të Timo Werner-it, mirëpo nuk mund ta përballojë atë shifër teksa tash edhe Napoli dhe Milani po e përcjellin nga afër situatën e tij.

Të ngjashme