Rashica: Jemi Kombëtare, e jo Përfaqësuese

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 07:38 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës apo Përfaqësuesja e Kosovës? Kjo pyetje bëhet pothuajse çdo ditë nga qytetarët, gazetarët por edhe sportistët.

Pyetje e njëjtë i është bërë edhe numrit 7-të Kosovës, Milot Rashica.

Futbollisti i skuadrës gjermane Werder Bremen, është përgjigjur shkurt dhe qartë.

“Këto tema nuk duhet që ekzagjerohen shumë. Ne duhet të quhemi Kombëtare, dhe jo Përfaqësuese. Të gjithë na njohin si Kombëtare, dhe jo në formë tjetër”, tha Rashica në RTV Dukagjini.

Të ngjashme