Rashica me mesazh të madh pas triumfit në Kupën e Gjermanisë

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica ka reaguar pas kalimit në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Werder Bremen e eliminoi Dortmundin mbrëmë nga Kupa e Gjermanisë, ku u treguan më të sakët nga penalltitë, pasi për 120 minuta lojë nuk u vendos fituesi, ndërsa rezultati në ndeshje ishte, 3:3.

Milot Rashica e shënoi golin e parë për skuadrën e tij, e që ishte një gol tejet i bukur, përcjell lajmi.net.

Ky gol për të ishte edhe më special, pasi arriti të shënonte në ditëlindjen e Werder Bremenit, ndërsa ka bërë një postim në llogarinë e tij në Instagram.

“Çfarë ndeshje fantastike!! Mbështetja e tifozëve ishte e mrekullueshme, faleminderit! #vazhdotëluftosh Urime ditëlindjen Werder Bremen”, ka shkruar Rashica në llogarinë e tij në Instagram. /Lajmi.net/

Të ngjashme