Rashica në mesin e kandidatëve për ta zëvendësuar Sanen te City

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Kosovës, Milot Rashica shihet si një nga tre kandidatët që do të mund ta zëvendësonte Leroy Sanen te Manchester City.

Gazeta angleze “Manchester Evening News” ka bërë një listë të lojtarëve që City do të mund t’i transferonte në rast se e shet Leroy Sanen te Bayern Muencheni këtë verë.

Në këtë listë është Sane i Werder Bremenit, Leon Bailey i Bayer Leverkusenit dhe Marco Asensio i Real Madridit.

“Rashica vlerësohet lartë në mesin e top-klubeve në Evropë dhe përformancat e tij këtë stinor janë rritur me këto pritje. 23-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe asistuar katër herë në 20 ndeshje në Bundesligës, që është një bilanc mjaft i mirë në një skuadër si Werder Bremeni që po lufton për mbijetesë. Werderi do të detyrohet të shesë lojtarë nëse bie nga elita. Sa i përket stilit të lojës, roli i Rashicës si një sulmues i brendshëm do të përshtatej në sistemin e Guardiolas. Ndonëse luan me të djathtën, ai shpesh luan në anë të majtë të sulmit dhe ka aftësi për të luajtur edhe si alo e po ashtu edhe si organizator. Shkathtësi të tilla të treguara te një skuadër në vështirësi e bënë sulmuesin nga Kosova një opsion interesant për Guardiolan për ta eksploruar. Ai mund të jetë në dispozicion për maksimalisht 34 milionë euro”, ka shkruar gazeta angleze.


Rashica po pritet të largohet nga Werderi në afatin kalimtar të radhës. Për shërbimet e tij po interesohen shumë klube, ndërsa është raportuar se RB Leipzigu është më së afërmi transferimit të yllit të Kosovës.

Të ngjashme