Rashica nuk starton kundër Frankfurtit shkaku i lëndimit

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica nuk ka startuar në përballjen e Werder Bremen me Eintracht Frankfurt.

Werder Bremen është nikoqir i Frankfurtit në Weserstadion, në një takim që nis në orën 20:30, i vetëdijshëm se çfarëdo lëshimi i pikëve do të nënkuptojë hap prapa në luftë për mbijetesë në Bundesligë

Skuadra e Florian Kohfeldt shpreson për fitoren e radhës pas fitorës kundër Schalkes dëshiron të fitojë edhe kundër Frankfurtit.

Werderi renditet në pozitën e parafundit në Bundesligë, me tri pikë më pak se Mainz që renditet në pozitën e 15-të, e cila siguron qëndrimin në elitë. Një fitore sonte, do ta largonte skuadrën e Rashicës nga zona e rrezikshme.

Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, u detyrua ta largojë Milot Rashicën nga loja herët në pjesën e dytë në fitoren kundër Schalke 04, për shkak të një shqetësimi që e kishte ndier ylli kosovar.

Rashica kishte asistuar në golin e vetëm të triumfit të Werderit në pjesën e parë, por vetëm dhjetë minuta brenda pjesës së dytë, ai u detyrua ta braktisë fushën për shkak të një lëndimi në kofshën e majtë.

23-vjeçari nga Vushtrria është duke kaluar nëpër formë të dobët muajt e fundit dhe ka filluar të marrë kritika, në një kohë kur ka shumë thashetheme rreth të ardhmes së tij, pasi shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për të.

Rashica është ende në kërkim të golit në Bundesligë në vitin 2020.

Hera e fundit kur Rashica shënoi gol në Bundesligë, ishte në humbjen e Werderit 6:1 kundër Bayern Munich në dhjetor.

Tani ai është në një ecuri tejet negative prej 13 ndeshjeve pa shënuar gol në ligën elitare gjermane. Ai, megjithatë, i ka 7 gola dhe 5 asiste në 24 ndeshje këtë sezon në Bundesligë.

Të ngjashme