Rashica përsëri hero i Werder Bremenit

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica ka shkëlqyer në ndeshjen e dytë te Werder Bremeni, pas rikthimit nga lëndimi që e kishte.

Skuadra gjermane barazoi 2-2 me rivalin nga Bundesliga Eintracht Frankfurt, për të marrë kështu një pikë në javën e shtatë.

Ylli vushtrrias luajti për më shumë se 90 minuta dhe tregoi se është i gatshëm që të luajë një ndeshje të plotë.

Rashica u tregua edhe një herë vendimtar për Werderin, derisa e barazoi rezultatin në 2-2 nga penalltia në minutën e 90+1.

Bremeni aktualisht gjendet në vendin e 11-të me tetë pikë, gjersa anëtari i Përfaqësueses së Kosovës është duke u ndjekur me interesim të madh nga skuadrat si, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund. 

Të ngjashme