Rashica shënoi super gol, shpallet lojtari i ndeshjes

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, është duke kaluar në formën e tij jetësore në kampionatin gjerman me gjigantin Werder Bremen.

Rashica në ndeshjen e fundit ka shënuar super gol në fitoren e Werderit 4:1 kundër Heidenheim, në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës është vlerësuar me notën 7.7

Ylli i “Dardanëve” shënoi një super gol në minutën e gjashtë duke e hapur serinë e golave të Werderit, shkruan periskopi.

Mesfushori 23 vjeçar shënoi edhe në fundjavë kundër Bayer Leverkusen.

Gepostet von Kosova Sport am Mittwoch, 30. Oktober 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme