Rashica s’largohet nga Werderi këtë sezon, thotë Lala

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi Milot Rashica nuk do të largohet nga Werder Bremeni në asnjë rrethanë gjatë këtij sezoni.

Kështu është shprehur menaxheri i sulmuesit të kombëtares së Kosovës, Altin Lala, raporton dpa.

“Largimi në dimër nuk është temë diskutimi”, ka thënë Lala, transmeton Koha.net.

Sulmuesi 23 vjeçar i Kosovës ka shënuar 19 gola për Werderin në vitin kalendarik 2019. Aktualisht ai është një prej lojtarëve më të kërkuar të skuadrës së tij që gjendet në pozitën e 14 të Bundesligës.

Deklarata e Lalës erdhi pas raportimeve të mediave se skuadra angleze Aston Villa po përgatit një ofertë prej 40 milionë euro për Rashicën.

Të ngjashme