Rashica zë vend në formacionin e muajit në Bundesligë

Prishtinë | 06 Dhj 2019 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica ka zënë vend në formacionin e muajit nëntor në Bundesligën gjermane.

‘Whoscored’, faqe kjo e specializuar për statistika, ka publikuar formacionin më të mirë të muajit nëntor në Bundesligë.

Në këtë formacion, pjesë e të cilit është edhe Robert Lewandowski, një vend e ka zënë edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica, shkruan lajmi.net.

Rashica për paraqitjet në muajin nëntor është vlerësuar me notë 7.88, duke qenë lojtari i katërt më i vlerësuar në këtë formacion.

Timo Werner i RB Leipzig me notën 8.82, është lojtari më i vlerësuar, që lë pas Nkunkun dhe Lewandowskin.

Kujtojmë se Rashica në ndeshjen e fundit në Bundesligë, ka shënuar dy gola në fitoren shumë të rëndësishme të Werder Bremen në udhëtim te Wolfsburg, me rezultat 2:3.

Të ngjashme