Rashica, zëvendësimi më i mirë i Sanchos te Dortmundi

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Jadon Sancho pritet të largohet nga Borussia Dortmund.

Klubi gjerman është duke kërkuar një zëvendësues për sulmuesin anglez.

Sipas mediumit gjerman BVB Buzz, njëri nga opsionet për ta zëvndësuar është edhe futbollisti kosovar Milot Rashica.

“Rashica kishte pasur një magji dy vjeçare me skuadrën holandeze, Vitesse. Rashica ka tërhequr vëmendjen e klubeve nga e gjithë bota, ku përveç Dortmundit për të janë të interesuara edhe klube nga Premier Liga. Rashica do t’i siguronte skuadrës një sulmues të testuar të Bundesligës i cili është i gatshëm të rrezikoj skuadrat më të mira të ligës po ashtu ai e ka bërë zakon të shënoj kundër Bayern Munchen. Performancat e tij me Werder Bremenin dhe në ndeshjet kundër Bayern Munich janë një shembull i shkëlqyeshëm se çfarë mund t’i sjellë kësaj skuadre” shkruan mediumi gjerman.

Poashtu ky medium shkruan edhe për vlerën e Rashicës në tregun e transferimeve duke thënë se mund të jetë një transferim i mundshëm.

“Vlera e tanishme në treg  e Rashicës është 36 milionë euro mirëpo vlera e transferimit të tij mund të shkoj deri në 40 milionë euro nëse ndonjë klub tenton që ta transferojë atë, mirëpo me paratë e fituara nga shitja e Sancho ky transferim do të ishte i mundur”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme