Rashkaj: Janë disa gjëra në jetë që duhet t’i bësh me pasion, edhe nëse i ke milionat

Prishtinë | 24 Sht 2022 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj, ka motivuar lojtarët në prag të fillimit të ndeshjes së Kosovës me Irlandën e Veriut.

Rashkaj dha edhe një mesazh për lojtarët që po refuzojnë të luajnë për Kombëtaren e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Janë disa gjëra në jetë që duhet mi bo me pasion, nuk ka lidhje sa miliona i ki konto,nuk ka lidhje a luan në top klubet por kur je ne at moment duhet pasioni mu shfaq. Luftimi për çdo duel për çdo aksion thjesht duhet me bo me ZEMËR. Forca Kosova”, ka shkruar Rashkaj.

Rashkaj ishte ndër të parët që kishte pranuar të luante për Kosovën.

Të ngjashme