Raspadori arrin marrëveshje me Napolin

Prishtinë | 01 Gus 2022 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Giacomo Raspadori raportohet se ka arritur marrëveshje me Napolin.

Presidenti napolitan, Aurelio de Laurentiis e ka bërë të qartë se këtë afat kalimtar do të nënshkruajnë vetëm me lojtar të rinj.

Napoli tashmë ka nënshkruar me 21 vjeçarin Khvicha Kvaratskhelia, 22 vjeçarin Leo Ostigard dhe 25 vjeçarin Min-Jae Kim, transmeton Klankosova.tv.

Siç raportohet nga Corriere dello Sport, Raspadori është i emocionuar për mundësinë e bashkimit me Napolin dhe tashmë ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me vlerë 2.5 milionë euro neto në sezon plus bonuse.

Sulmuesi 22 vjeçar tani duhet të presë që skuadra e Napolit të bie dakord për kushtet e një marrëveshjeje me Sassuolon.

Të dy klubet do të takohen në fillim të javës së ardhshme në përpjekje për të arritur një marrëveshje.

Sezonin e kaluar, Raspadori shënoi 10 gola dhe dha gjashtë asistime në 36 paraqitje në Serie A.

Të ngjashme