Raste të reja me Coronavirus te Valencia

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Klubi i madh spanjoll i futbollit, Valencia, ka njoftuar të hënën mbrëma për raste të reja me Coronavirus.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare, ka raste të reja në mesin e lojtarëve dhe anëtarëve të stafit teknik të skuadrës.

Sipas njoftimit, të prekurit janë në shtëpitë e tyre dhe nën monitorim të mjekëve.

Është njoftuar që 35 për qind të anëtarëve të delegacionit që muajin e kaluar qëndroj në Milano, janë testuar pozitiv për koronavirus.

Sipas mediave spanjolle janë edhe nëntë raste të reja te Valencia. Të dielen klubi kishte njoftuar për pesë të testuar pozitivisht, duke përfshirë tre lojtarë.

Pozitiv është testuar edhe trajneri I Flamengos, Jorge Jesus, është bërë e ditur të hënën mbrëma.

Të ngjashme