Raundi i parë kualifikues i Champions League, ja me kë do të ndeshet Ballkani

Prishtinë | 14 Qer 2022 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Kosovës, Ballkani e ka mësuar sot emrin e kundërshtarit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Therandasit do të kenë punë me ekipin lituanez, Zalgiris Vilnius, në daljen e tyre të parë dhe historike në garat evropiane.

Ekipi nga Suhareka e mësoi sot emrin e kundërshtarit në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, ndërsa përfundoi në Grupin B.

Ekipi portokalli do të mundohet të kalojë në rrethin e dytë kualifikues të Championsit, teksa ndeshjen e parë do ta luajë si vendës.

Por, në rast se nuk e arrin këtë, nuk do të marrë fund eksperienca e kampionit kosovar në garat evropiane për edicionin 2022/23.

Kjo pasi Ballkani do t’i vazhdojë garat në rrethin e dytë kualifikuese të UEFA Europa Conference League.

Të ngjashme