RCC-ja realizon rrëfimin për alpinisten kosovare Uta Ibrahimi

Prishtinë | 10 Jan 2020 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Fushata “WE” e RCC-së për Fuqizimin e Grave i ka kushtuar një video alpinistes, Uta Ibrahimi.

Në këtë video Uta tregon se në fillim i kanë thënë që alpinizmi ishte për burrat e jo për gratë.

“Unë punova shumë që t’u tregoja që kjo nuk ishte e vërtetë dhe që ta ndryshoja këtë lloj mendësie. Edhe ju mund të bëni të njëjtën gjë: dëgjojini gratë!”.
Uta në këtë video tregoi se e ka lënë punën e saj për alpinizmin dhe dashurinë për të.

“Kam punuar në marketing për gjithsej 12 vjet, shtatë prej të cilave isha drejtoresha e një agjencie marketingu. Në vitin 2015, pata ndjesinë e fortë që të ndiqja ëndrrat e mia, pra të bëja ç’më pëlqente më shumë se gjithçka tjetër”.

“Si fillim, u mora me disa projekte që kishin lidhje me Via Dinarikën dhe në vitin 2016 krijova agjencinë time të turizmit të aventurës, të cilën e quajta “Butterfly Outdoors”. Bëra trajnimet ATTA dhe tani drejtoj grupe për ngjitje, joga, çiklizëm dhe alpinizëm.”

“Kur fillova të merresha me alpinizëm, më thoshin që ky sport ishte për burrat e jo për gratë, kështu që unë punova shumë jo vetëm që t’u tregoja që kjo gjë nuk shte e vërtetë, por edhe që ta ndryshoja këtë lloj mendësie. Edhe ju mund të bëni të njëjtën gjë: dëgjojini grate”.

“Alpinizmi është pasioni im i vërtetë. Ekspeditat e Himalajeve i kam përdorur për të promovuar Kosovën* dhe për të rritur interesin tek Ballkani. Këtë gjë bëra edhe me ekipin e “National Geographic”, edhe me alpinistët e tjerë, kur arritëm pikën 7.800 metra në anën jugore në Lhotse vjet. Këtë gjë do të vazhdoj të bëj edhe gjatë nëntë ekspeditave që më kanë mbetur, tha Uta në këtë video.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme