Reagimi i Cristiano Ronaldos, nuk e priti mirë zëvendësimin

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Tjetër ndeshje pozitive për Cristiano Ronaldon këtë sezon në Itali.

CR7 ka shkëlqyer mbrëmë në Kupën e Italisë, duke shënuar dy gola kundër Interit në gjysmëfinale dhe tani “Zonja e Vjetër” është me një këmbë në finale.

Në minutën e 76-të, për ta pushuar paksa, Andrea Pirlo vendosi që ta zëvendësojë Ronaldon.

Por, kjo nuk del asnjëherë mirë kur është në pyetje CR7 që gjithmonë dëshiron të jetë në fushë.

Dhe natyrisht i nuk e fshehu nervozizmin për largimin nga loja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme