Reagimi i Diego Simeones për inkuadrimin e vonshëm në lojë të Griezmannit për Barcelonën

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se ai kishte mbetur i befasuar me inkuadrimin e vonshëm në lojë të Antoine Griezmannit për Barcelonën.

Anësori francez ishte pjesë e Rojiblancos për pesë vite, ndërsa në verën e kaluar ai kaloi te katalunasit për shumën e 120 milionë eurove në një kontratë pesëvjeçare.

Por, 29-vjeçari nuk po e ka ndikimin e madh te Barcelona, siç e kishte te Atletico Madridi.

Fituesi i Kupës së Botës u inkuadrua në lojë në minutën e 90-të në barazimin 2-2 të Blaugranasve në Camp Nou.

“Nuk kam fjalë”, ka thënë Simeone për inkuadrimin e Griezmannit në vetëm tre minuta lojë të zhvilluara.

Francezi ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për trajnerin francez, duke fituar Superkupën e Spanjës dhe Ligën e Evropës.

Të ngjashme