Reagimi i Neymarit kur pyetet se a do të kthehet në Barcelonë

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Neymar i ka injoruar pyetjet për kthimin e tij të mundshëm në Barcelonë, gjatë një vizite në Spanjë për ta parë turneun e tenisit, Davis Cup.

Sulmuesi brazilian e vizitoi Spanjën të mërkurën pasi mori ftesë nga miku i vet, Gerard Pique, për ta përcjellë Davis Cup.

Gazetari i “El Chiringuito” i bëri një seri pyetjesh yllit të Paris Saint-Germainit pas zbarkimit të tij në aeroport.

Pyetja e parë të cilës iu përgjigj braziliani ishte rreth lëndimit. Neymar tha se ndihet mirë fizikisht për të luajtur kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme, në një ndeshje të rëndësishme për vendin e parë në Grupin A.

Ai u pyet edhe për kthimin e mundshëm në Barçë, pyetje të cilën e injoroi duke thënë se për të flitet gjithmonë në media. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme